Mario Balotelli mund të bëjë rikthimin e bujshëm në Premier League, teksa media angleze raporton se Newcastle është gati të rrezikojë duke bërë një ofertë për sulmuesin enigmatik.

Balotelli me shumë mundësi nuk do të qëndrojë te Nice dhe lojtari i përfaqësueses italiane nuk do të firmosë një rinovim kontrate me klubin e Ligue 1.

Trajneri i Newcastle Rafa Benitez është gati të rrezikojë duke marrë Balotelli-n, në tentativën për të qëndruar në Premier League.

ish-lojtari i Arsenal, tashmë trajneri i Nice, Patrick Vieira i ka dhënë leje lojtarit të mendojë dhe të vendosë për të ardhmen e tij.

“I kam dhënë disa ditë më shumë pushimi Marios për të vendosur mbi të ardhmen e tij,” shprehet Vieira.

Për Balotelli-n do të ishte një rikthim i bujshëm në kampionatin më të fortë në botë pas ka luajtur te Manchester City dhe Liverpool më përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: