TIRANË
Gjatë diskutimit në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, ku si temë kryesore ishte dhunë në familje, teologu Elvis Naçi ka folur për një sërë sjelljesh, të cilat siç tha ai e lartësojnë individin në shoqërinë ku jeton dhe vepron.
Ai u shpreh mes tjerash se ka një shumicë njerëzish, të cilat nuk i duan fyerjet e sharjet. Teologu theksoi faktin se shoqëria duhet të mbrojë personat që janë “viktimë” e sharjeve dhe ofendimeve.
Për Naçin, vlera dhe sjellja më e mirë ndaj atyre që shajnë, nuk është që t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, por më parë duhet të lartësojmë fisnikërinë tonë përmes modeleve pozitive.
“Kushdo që ka bërë akuzë kaq banale është në pakicë. Duhet të heqim këndvështrimin nga njerëz pa nivel. Shumica e njerëzve nuk i duan fyerjet dhe sharjet. Shoqëria është e mirë, të merr në mbrojtje nëse dikush të shan. Mos u merr me ata që shajnë, ngri fisnikërinë tënde”, tha Naçi.
(n.m/BalkanWeb)
