TIRANE

Kur kanë kaluar dy vite nga momenti i kandidimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, Ardian Dvorani zgjedh të tërhiqet nga gara. Anëtari i Gjykatës së Lartë, i cili prej kohësh është vënë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike, e bëri të ditur vendimmarrjen e tij gjatë mbledhjes së këshillit të Emërimeve të Drejtësi, institucion që drejton prej disa kohësh.

Pikërisht qenia ne krye të KED-së, është arsyeja përse Dvorani vendosi të tërheqë kandimin për në gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, krahas informimit të nënkryetares së KED-së Vitore Tusha dhe kryetarit të gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, gjyqtari Dvorani zgjodhi të sqaronte edhe publikisht arsyet e tërheqjes nga gara.

Në shkresën e bërë publike, ai thotë se në vitin 2017 shprehu interes për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese. Dvorani shton se përgjatë kësaj kohe  i është nënshtruar procesit të vettingut, duke u konfirmuar në detyrë. Po sipas tij, për shkak se ka patur vonesa në ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drerjtësi, institucion që do të bënte verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidaturave për anëtarë të gjykatës Kushtetuese, ai ka mbetur në pritje.

Gjyqtari i Lartë sqaron se më 7 dhjetor 2018, është përzgjedhur nga shorti si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe njëkohësisht kryetar i këtij instituicioni për 2019. Në  këto kushte, kur KED ka detyrimin ligjor, për të renditur kandidatët për gjykatën Kushtetuese, Dvorani thotë se tërhiqet për të shmangur konfliktin e interesit.

Njoftimi i Plotë i KED-së

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, ku në rendin e ditës ishte diskutimi dhe miratimi i Projektrregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së. Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, diskutoi dhe miratoi një pjesë të dispozitave të projektaktit. Vijimi i diskutimit dhe miratimit të projektrregullores do të vijojë në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet, ditën e premte, në datën 01.02.2019 ora 10.00. Në fillim të mbledhjes së ditës së sotme, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zoti Ardian Dvorani, i njoftoi Këshillit vullnetin e tij për tërheqjen nga kandidimi për postin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: