Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip “Benz” me targa AA 272 RB ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa automjete të tjera të parkuara në zonë.

Si pasojë në aksident janë përfshirë rreth 11 automjete, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip “Benz”.

I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë të regjistruar. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur automjeti në lëvizje merr para makinat e parkuara. Në video dëgjohet momenti i fortë i përplasjes dhe zhurma e frenave. Makina rrotullohet disa herë dhe është e çuditshme se si ka mundur të shpëtojë shoferi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb