Eliminimi në Kupën e Italisë duket se ka lënë me pasoja ekipin e Juventusit, që është ndalur sot në mënyrë të papritur nga Parma në një barazim 3-3 në shtëpi, në një duel  ku dukej se kishte siguruar fitoren falë aftësive të Kristiano Ronaldos. Ronaldo kaloi në avantazh skuadrën e tij me një gol shumë të çuditshëm, pasi shënoi ndërsa po rrëshqiste në tokë. Më pas, ai dha asistin për golin e dytë të realizuar nga Rugani. Por miqtë shkurtuan diferencën me Barila duke lënë të kuptohet se nuk ishin dorëzuar. Një tjetër gol i Ronaldos, në minutën e 66, çoi shifrat në 3-1 dhe në atë pikë u mendua se sfida ishte e mbyllur. Megjithatë, Zhervinjo tregoi se mbetet një nga sulmuesit më të mirë të Serisë A dhe shënoi dy gola në minutat 74 dhe 93 për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij përballë bardhezinjve të cilët kanë vështirësi të mëdha në prapavijën e improvizuar ku mungojnë Kielini e Bonuçi. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb