TIRANE
Babë e bir kanë mbetur të plagosur në Tiranë, pasi banesa e tyre e përfshi nga flakët. Ngjarja u shënua në katin e pestë të një pallati në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.
Burime për “BalkanWeb” zjarri ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi në banesë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur evakuimin e personave ë banesë si edhe shuarjen e flakëve.
Babë e bir janë dërguar me urgjencë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)