TIRANE – Në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur dhe vënë në funksionim 22 qendra shëndetësore në dispozicion të pushuesve dhe turistëve, duke filluar nga java e parë e muajit qershor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht, për periudhën 1 qershor – 2 gusht 2015, janë kryer gjithsej:11.194 vizita mjekësore në 22 QSH-të e posaçme të sezonit veror, prej të cilave: 67,6% – vizita mjekësore; 27,1% – mjekime lokale;8,0%- ndërhyrje mikrokirurgjikale; ndërsa3, 8%- referime në spital. Këto qendra, të cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janë të shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore. Bashkëngjitur keni numra telefoni në dispozicion të pushuesve për çdo nevojë shëndetësore në të gjitha qendrat e reja të hapura përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe Alpeve të Shqipërisë.
Numrat e telefonit të Qendrave Shëndetësore në zonat turistike
• Velipojë 0688066400
• Shëngjin 0688066401
• Currila 0688066402
• Plazhi i vjetër, Durrës 0688066403
• Gjiri i Lalzit 0688066404
• Shkëmbi i Kavajës 0688066405
• Golem plazh 0688066406
• Mali i Robit 0688066407
• Divjakë plazh 0688066408
• Darëzezë 0688066409
• Zvërnec 0688066410
• Plazhi i vjetër, Vlorë 0688066411
• Radhimë 0688066412
• Dhërmi plazh 0688066413
• Himarë plazh 0688066414
• Qeparo plazh 0688066415
• Ksamil i ri 0688066416
• Ksamil i vjetër 0688066417
• Borsh plazh 0688066418
• Valbonë 0688066420
• Theth 0688066421
• Razëm 0688066422
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
