Skandaloze dhe alarmante! Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është mbetur i tronditur pas vendimit të Komisionit të Disiplinës. Madje ai shkon më tej, duke akuzar haptazi Policinë e Shtetit, që, sipas kreut të klubit bardhekuq, po fsheh provat e dhunës

“Është skandaloze, policia po fsheh provat. Nuk më duhet fare dënimi i Kastriotit, por më intereson zbardhja e atij sulmi”, deklaroi Takaj ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Kujtojmë se klubi i Kastriotit, pas rasteve të dhunës para ndeshjes me Skënderbeun, u dënua me 2 ndeshje për të luajtur në fushë asnjëanëse, dhe me 50 mijë lekë gjobë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: