Përdorimi i internetit në Shqipëri vjen gjithnjë e në rritje, dhe po aq rrezik paraqet për fëmijët e adoleshentët të cilët janë të prirur ta përdorin atë rregullisht. Ata janë të ekspozuar gjithmonë e më shumë nga rreziqet që hasen gjatë lundrimit online.
Për sigurinë në internet, Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri zhvilloi një forum kombëtar për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve, prindërve, mësuesve dhe publikut të gjerë.
Psikologët e sociologët thonë se përdorimi i internetit nuk mund t’i ndalohet fëmijëve e adoleshentëve, sepse e kërkon koha por vëmendja e prindërve duhet të jetë e madhe. Suela Tuci, prind i Samuelit 12-vjeçar tregon se kurioziteti i fëmijëve për të eksploruar internetin është i lartë, por përmes disa filtrave ajo mendon se arrin të kontrollojë të birin.
(BalkanWeb)