TIRANE

Nënkryetari i PD, Edi Paloka është përjashtuar nga Kuvendi, pasi spërkati me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.

Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës.

Kryeministri i kërkoi falje kreut të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi për sjelljen e Bashës, duke e quajtur atë fëmijë që nuk di çfarë flet.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë, por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.

Paloka Gjuan Me Shiringe Ramen, Ja Shiringa

Pas spërkatjes me bojë të kryeministrit Edi Rama nga Edi Paloka, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi përjashtmin e deputetit nga seanca.

“Edi Paloka dil jashtë, përjashtohesh. Dil përjashta”- tha Ruci dhe më pas ka ndërprerë seancën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb