TIRANE

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, ku pjesëmarrës ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kuvendi ka përjashtuar deputetin e PD, Edi Paloka, pasi ka hedhur bojë n  drejtim të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Paloka dil jashtë, përjashtohesh. Dil përjashta”- tha Ruci dhe me pas eshtë ndërprerë seanca.

Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës. Kryeministri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb