GJIROKASTER- Rreth 1 900 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar nga policia e Gjirokastrës ditën e sotme. Sipas burimeve policore të qytetit, marijuana ishte mbjellë në fshatin Fushëbardhë dhe ajo kishte arritur lartësinë 20-150 centimetra.
Po ashtu, mes parcelave me kanabis sativa është gjetur edhe një armë automatik kallashnikov dhe 200 fishekë. Policia po punon për zbulimin dhe identifikimin e autorëve.
(b.e/BalkanWeb)