TIRANË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkëmbyer një batutë me gazetaren Klodiana Lala pas komentit të kësaj të fundit. Duke marshuar drejt selisë së Partisë Demokratike, Berisha ka folur për gazetaren e News24 e “BalkanWeb” Klodiana Lala për protestën e sotme por jo vetëm.
Ndërsa gazetarja i ka vënë në dukje se duket në formë pasi nuk ka pasur gaz lotsjellës sot në protestë, Berisha tha se edhe me gaz është në formë.
Lala: Zoti Berisha dukeni në formë të mirë fizike sot, a vjen kjo për faktin se këtë policia nuk përdori gaz lotsjellës sepse herën e fundit ju pamë me sy të lotuar?
Berisha: Edhe me gaz jam në formë unë, nuk ka asgjë që më pengon për të vazhduar betejën mua.
(m.k/BalkanWeb)