Administrata për Ushqim dhe Ilaçe e Shteteve të Bashkuara (FDA) ka miratuar pilulën e parë që ka për qëllim rritjen e dëshirës seksuale te femrat, që është një lëvizje e pritur gjatë nga industria farmaceutike, për ta përsëritur suksesin e ilaçit për impotencë të meshkujve, siç është Viagra.

Por, miratimi i kësaj pilule për përdorim ditor, që quhet Addyi, është bërë edhe me vërejtje.

Viagra Femerore
Viagra Femerore

Në paketimin e ilaçit do të përfshihet edhe vërejtja, e tipit më serioz, me të cilën mjekët dhe pacientet alarmohen për rrezikun e shtypjes së ulët të gjakut dhe ligështimin, veçanërisht nëse pilula kombinohet me alkool.

Femrat që e përdorin këtë ilaç duhet ta marrin atë për disa javë, në mënyrë që t’i shohin përfitimet, por edhe efektet e mundshme negative dytësore.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: