Në vend të ziles së alarmit, sigla e emisionit të Bashkim Hoxhës, “Koha për t’u zgjuar” i tregon shqiptareve, se është ora 7:00 e mëngjesit.
Mëngjesi i kësaj të enjte ka qenë i veçante për gazetarin Bashkim Hoxha. Emisioni shume i dashur për publikun, “Koha për t’u zgjuar” mbushi plot 22 vite.
Ndër vite qytetaret kanë gjetur një dritare të sinqertë, ku kanë denoncuar hallet, ankesat, shqetësimet e komunitetit ku jetojnë, padrejtësitë, abuzimet apo indiferencën e shtetit. Qytetarët kanë kërkuar ndihmën e Bashkim Hoxhës, i cili e ka gjithmonë një përgjigje për ta!.
\
Sot telefonuesit nuk kanë nguruar ti urojnë ditëlindjen emisionit ”Koha per t’u zgjuar”
Është e vështirë të niset mëngjesi pa dëgjuar zërin e Bashkim Hoxhës, i cili është bërë aq i afërt i dashur dhe i besueshëm për shqiptarët. Hoxha fton qytetaret që titujt e gazetave ti dëgjojnë pikërisht nga News 24 e më pas të behën pjese aktive e emisionit.
Shpesh në emision janë të ftuar politikanë, per ti dhene përgjigje shqetësimeve te qytetareve. Në garën e mëngjesit, Bashkim Hoxha merr pjesën dërrmuese të audiencës prej vitesh. Emisioni erdhi ne një kohë të trazuar për shqiptarët në vitin e mbrapshtë 1997.
Hoxha ka thënë se shqetësimet e tyre vendoi ti transmetojë publikisht pasi hallet nuk pasqyroheshin në shtypin e kohës. Emisioni u transmetua per herë të pare ne televizioni Teuta e më pas u rrit në një ekran lider të informimit, pikërisht në News 24.
Një gjë është e sigurt që emisioni “Koha per t’u zgjuar” do te vazhdoje te shoqërojë mëngjeset e shqiptarëve me të njëjtën ftesë. “Alo mirëmëngjes flisni…”
(BalkanWeb)