KAVAJË
Një 59-vjeçar nga Kavaja ka humbur jetën sot në spital, shtatë ditë pasi u qëllua me çifte. Bëhet fjalë për shtetasin Esat Kotorri, i cili ishte pronar i një furre buke në qytetin e tij.
Kjo ngjarje ndodhi rreth orës 05:00, në lagjen “Zguraj”, ku i dëmtuari Esat Katorri sapo kishte hapur dyqanin. I dyshuari për ngjarjen është një 26-vjeçar, i cili u vu në pranga nga Policia e Kavajës pak kohë pasi plagosi me çifte Kotorrin.
Nga të dhënat e siguruara nga Policia dhe grupi hetimor në Kavajë, dyshohet se shkak i krimit është bërë një konflikt i hershëm mes pronarit të furrës së bukës dhe familjes së autorit.