TIRANË

Ndërsa njoftoi vendimet e qeverisë, në parandalimin e armëmbajtjes pa leje, ministri i brendshëm Bledi Çuçi iu përgjigj interesit të medias, lidhur me Kuvendet e PD, të njoftuara më 11 dhe 18 dhjetor, në kuadër të masave antiCovid.

Çuçi u pyet nëse do të lejojë policia mbajtjen e Kuvendeve duke qenë se ka në fuqi një akt normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 50 personave.

“Kuvendet nuk mund të ndalohen do bëhen duke ruajtur masat në fuqi. Prej ‘90, nuk ndalohen më Kuvendet e partive.” u përgjigj Çuçi duke e quajtur të pavend pyetjen e gazetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: