Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në qytetin e Mariupol, në Ukrainë.

Këshilli i qytetit ka thënë sot se është shpallur armëpushimi nga ora 10:00 deri në 21:00 të mbrëmjes së të dielës, raporton “BBC”.

Gjatë kësaj kohe, civilët do të jenë në gjendje të evakuojnë qytetin, përgjatë një korridori humanitar të dakordësuar mes palëve.

Një plan i ngjashëm u shpall edhe ditën e djeshme, por që u rrëzua menjëherë, pasi rusët vijuan me bombardimin e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb