Deputeti demokrat, Flamur Noka, anëtar i grupit të Rithemelimit të PD-së i bëri thirrje të gjithë figurave të vjetra të kësaj partie që janë larguar, që të bëhen kontributor.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Noka tha se axhenda e Berishës ka qenë gjithmonë; hapja e PD-së.

“Sali Berisha ka pasur në axhendën e tij primare; hapjen e PD. Kjo u provua në 2004-2005. procesi i hapjes, e keni dëgjuar çdo ditë zotin Berisha por dhe ne të tjerëve, hapja dhe bashkimi janë dy prioritetet thelbërosre të punës sot gjatë kësaj periudhe. Pranë kësaj force politike do të ftohen të gjithë ata që kanë qenë kontributor dhe janë larguar, kapacitete intelektuale dhe të shoqërisë civile, të rinjtë e të rejat. Kjo parti do të japë një leksion të madh demokracie, në drejtim të hapjeve dhe të afrimit të personaliteteve.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb