TIRANË

Në lidhje të drejtpërdrejtë skype me News24, drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini foli mbi variantet Delta e Omicron që po qarkullojmë tashmë në Shqipëri, si edhe ngjashmëritë e dallimet mes dy varianteve.

‘Nëse i krahasojmë, si ta kuptojmë se jemi me delta apo omicron të dy variantet dallohen në shije e nuhatje, te omicron është thuajse në nivelin zero. Te Delta, kur largoheshin këto ndjesi, dyshonim që mund të ishin me Covid.

Duke krahasuar transmetueshmërinë e Deltës, nuk krahasohet me krahasueshmërinë shumë më të lartë të Omicron. Duke reflektuar edhe shtrimet spitalore, në kohën e variatin Delta dhe mbizotërimin e tij, kemi patur më shumë shtrime, në rastin e Omicron kemi një nivel të qëndrueshëm.’ tha Tomini, duke shtuar se ditët e fundit janë cilësuar si ditët e pikut të pandemisë prej fillimit të saj, për shkak të numrit të lartë të të infektuarëve për 24 orë.

 

‘Edhe sot në Komitet, e kemi cilësuar si ditët e pikut të pandemisë. Dimri stimulon grumbullimin masiv. Do kemi trend të lartë, edhe në ditët në vijim.

Mund të infektohemi në të njëjtën kohë me lloje të ndryshme të virusit. Mund të ndodhë edhe prezenca e gripit bashkë me Covid. Kemi në aktivitet të gjerë të gripit në vend, gripi është i tipit A, kemi një përhapje të tij në të gjithë vendin. Shfaqja e gripit këtë vit, i përjashtuar gjatë 2021, tregon edhe një element të rëndësishëm, që po ngjallen viruse respiratore.

Nuk është element shumë i gëzueshëm sa i përket prezencës në popullatë, po nga ana shkencore, parashikon të zbehë efektin e mutacioneve të Covid. Parashikohet që mundet që Omicroni të jetë një ndër arsyet e fillimit të fundit të një pandemie, për të kaluar në endemi, që mund të qarkullojë si viruset e tjera sic është gripi në popullatë.’ u shpreh Tomini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb