Në konferencën e fundit për shtyp para largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane është pyetur edhe për aksionin e djeshëm të policisë në kampin e muxhahedinëve, por edhe për ish-kryeministrin Berisha.

Ajo tha se miqtë që vijnë në Shqipëri duhet të zbatojnë ligjet e këtij vendi, teksa e pyetur për Berishën tha se çdo ambasador amerikan që vjen në Tiranë shikon vetëm nga e ardhmja.

A duhet largohet MEK nga Shqipëria?

Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuar që zbatohen për çdo mysafir dhe këto duhet të zbatohen prej tyre, duhet ti respektojnë ato.

A është e drejtë të thuhet se pas Mariza Linos në 1997, ju kishit mandatin më të vështirë si ambasadore, pasi iu desh të kishit përballë të njëjtin person: Sali Berishën?

Çdo ambasador përballet me sfidat dhe mundësitë e tij. Ka diçka për SHBA, ne përballemi gjithmonë me të ardhmen dhe çdo ambasador amerikan, do të përpiqet që ta drejtojë gjithmonë Shqipërinë drejt të ardhmes.

Nëse do të ndryshonit diçka në Shqipëri çfarë do të ishte?

Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjërat që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi duke pasur simpati dhe respekt dhe jo sepse ne nuk kemi problemet tona. Ndërsa ambasadorët shërbejnë në Shqipëri, nuk ndjekin axhenda.

Gjatë mandatit tuaj këtu keni qenë personi që jeni përballur me sfida publike dhe private. Ka pasur lajme të rreme ndaj jush dhe sulme në mediat sociale. Cila ka qenë përshtypja juaj.

E vërteta është që ka qenë një kënaqësi të kem qenë në këtë vend. Sikurse në çdo kryeqytet ka një klasë zhurmë madhe, ka disa zëra të lartë që dëgjohen më shumë se të tjerët dhe që përpiqen të flasin për të tjerët. Më ka pëlqyer të mësoj të vërtetën. Kam vizituar 61 bashkitë e vendit, kam zhvilluar biseda të paplanifikuara, për të folur me njerëzit për gjërat që ata pëlqenin dhe jo. Kemi zhvilluar biseda të vërteta. Kam takuar persona që mund të mos kenë qenë plotësisht dakord me politikat e SHBA-së. Ju nxis të flisni të vërtetën, kërkoni të vërtetën, flisni të vërtetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb