Policia e Shtetit ka nisur hetimet menjëherë pas denoncimit ditën e djeshme të xhaxhait të Ervis Martinaj, ndonëse i pazakontë dhe me shumë pikëpyetje pas.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se pistën më të fortë policia ka atë të inskenimit. Por cila është arsyeja që mund ta shtynte drejt një inskenimi të zhdukjes Martinaj?

“Ka dyshime se kjo ngjarje mund të jetë e inskenuar sepse në këtë mënyrë jo vetëm i shpëton kundërshtarëve të tij, por edhe policisë.
Policia ka zhvilluar disa operacione për kapjen e tij edhe në Fushë-Kuqe, vendlindjen e tij, por pa rezultat.
Ka pasur dhe shkëmbim informacioni me autoritetet e huaja, por sërish nuk ka mundur ta arrestojë, megjithëse konfirmon se ai nuk ka lëvizur jashtë vendit”, tha Lala.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb