Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin e SHBA-ve për shpalljen ‘Non-grata’ për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, tha se autoritetet amerikane kanë pasur arsyet e veta.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ kreu i Ekzekutivit tha se Dako ka bërë më shumë se kushdo tjetër për Durrësin.

“Po pra nuk është i dëshirueshëm në SHBA për arsye që i dinë ata. Unë se di. Unë di që Dako ka bërë për Durrësin më shumë sesa ka bërë njëri. Ai nuk është më kryetar. Ai është anëtar i PS. PS është familje e madhe, ka nga të gjitha rrugët e jetës. Fajin në këtë sistem e vendos gjykata. Aspektet morale që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e vendos partia. Dhe i thotë gënjeshtarit; ti gënjeve dhe do përjashtohesh”, -tha Rama.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: