Teksa deputeti i PS-së, Erion Braçe fliste në foltoren e Kuvendit, vëmendjen e tij e ka ndërprerë zhurma që vinte nga një prej llozhave. Kjo ka bërë që Braçe të humbasë qetësinë, ndërsa kërkoi që të mbahej qetësi, duke i cilësuar studentët që kishin ardhur për të parë nga afër seancën, si ‘turistë’.
“A ka mundësi që ata turistët atje të mbajnë qetësi?! Ose po të duan të dalin jashtë”, tha Braçe, ndërkohë që ata po bisedonin e deputeten e PD-së, Ina Zhupa.
Sakaq, drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu kërkoi qetësi në sallë.
