Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, Klotilda Bushka. Siç shihet nga pamjet ish-deputetja Bushka i drejtohet ambienteve të SPAK.
Kujtojmë se Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve të kryera nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Sipas SPAK, dyshohet se ish-deputetja Bushka ka orientuar dëshmitarët se çfarë të deklarojnë kur të merren në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
