Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Opinion” përballë një paneli gazetarësh, i pyetur nëse edhe më 21 janar është përdorur dhunë, tha se në atë kohë janë vrarë 4 vetë dhe kishte tepër dhunë, ndërsa sot  kemi Sahit Dollapin që ka marrë 3 goditje me shkop gome dhe po bëhet nami.

“Opozita është në kushtet që lufton për të përmbysur rendin publik. Kjo opozitë po përdor armë luftarake. Kur thoni që ngjarjet e sotme mund të krahason me 21 janarin, habitem.

Kjo sepse kjo që shihet në këto pamje ka prodhuar 4 të vrarë, dhjetarë të plagosur, ka mijëra fishekë mësimorë dhe lufte nëpër tokë dhe më tregoni ju lutem një molotov të vetëm që i është hedhur Kryeministrisë, nuk ka ndodhur. Mund të ketë pasur ndonjë moment sporadik.

Jam krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi për 3 goditje me shkopinj gome, që do të thotë se dhe 3 shkopinj gome përbëjnë problem. Kemi arritur një standard ku ministri i Brendshëm tha se ishin të gabuara ato 3 sekonda, kurse më 21 janar, nesër gardistët, ata që vrisnin dekoroheshin.  Nuk ka krahasim këtu, se kemi të bëjmë me dy botë”, tha Rama.

(dx.h/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb