Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai u ndal te prokurori Arjan Ndoja që u përjashtua nga vettingu, ku theksoi se ky i fundit ka tabulate me përgjime ku dëgjohet Rama që flet me banda. Sipas Berishës, Rama ka përdorur telefonin ‘BQ’, duke shtuar se po analizohen zërat.

Ndërkohë ish-kryeministri kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për denoncimin e Ndojës.

“Të falënderojmë për xhaminë, por ne si PD kur të vijmë në pushtet, do paguajmë çdo qindarkë. Për ne çdo autonomia është më e çmuar. Kërkoj komision hetimor parlamentar për dëshminë publike të Prokurorit Arjan Ndoja, i cili thotë se e kam të regjistruar kryeministrin duke diskutuar me banda dhe banditë. Unë e kam sulmuar Arjan Ndoja, s’ka sekret. Unë s’jam kurrë që të vriten njerëzit. Edi Rama, kur ai ishte në breshëri, lëshonte breshëri kundër tij. Sa nuk thoshte; ‘sa keq që shpëtove’. A kishte gisht Rama pas këtij atentati? Çfarë ka pasur në tabulatet që prokurori Ndoja e denoncoi me guxim. S’janë vetëm këto tabulate që komprometojnë Ramën dhe ministrat e tij. Telefoni i famshëm ‘BQ’ është në analizë, po analizon zërat se cili është i këtij dhe cili i atij. Po zbardhen mesazhet e tyre. ( I heqin fjalën)”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb