Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar dëbimin e sekretare së parë të ambasadës shqiptare në Moskë, Jonida Drogut,  si kundërpërgjigje e Rusisë.

Rama thotë se nuk duhet pasur merak, pasi dëbimet e fundit janë thjesht një rënie e temperaturës së ulët të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe s’ka asnjë problem.

Në fakt në janar të këtij viti ishte Shqipëria që dëboi një diplomat rus për shkelje të masave antiCovid, por kundërpërgjigja e Rusisë nuk vonoi, edhe pse kjo e fundit si justifikim vendosi reciprocitetin.

‘’Rusët, mos ki merak, thjesht ka një rënie të temperaturës, nuk ka problem. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb