Një nga futbollistët më të mirë të historisë mbylli sytë përgjithmonë të dielën. Franz Beckenbauer ka dhënë një kontribut të çmuar në lojën më të bukur në botë, teksa ka fituar 2 herë Topin e Artë. Ish-futbollisti i Kombëtares, Iliaz Çeço, në një intervistë për News24 nuk hezitoi të kthehej mbrapa në kohë, duke kujtuar disa episode gjatë takimeve me Beckenbauer.

 

 

Cilat janë impresionet tuaja për një legjendë të tillë?

Në futboll na binte shorti me Gjermaninë. Para se të luhej ndeshja, vinte në stadiumin “Dinamo” dhe bëhej ajo si me thënë, nxehmja. Kur erdhi, u mbush stadiumi si të kishte ndeshja.

Në ndeshjet e kthimit në Karslruhe ju u takuat sërish meBeckenbauer. Çfarë u  tha ai?

Beckenbauerin, pas lojës që u takova, ikëm për të marrë një porosi të dentistit Pano Lulo. Kur po mbylleshin dyqanet, vij unë kur shikoj që njerëzit thonë “Uu, Kazieri”. Një të hapur të gjitha dyqanet, dyndej populli, tifozët…Të gjithë thërrisnin emrin e tij. Më porositi që të gjitha mjetet, jo këpucë të trasha, e disa gjëra të tjera për dhëmbë. Pastaj më thotë po sikur t’i blej një veturë, po jo i thashë unë çfarë veture. Mbaroi, u kthyem dhe u ndamë. Ishalla takohemi prapë tha.

Ai u kthye në Tiranë por si trajner. Çfarë biseduat?

Mua më thotë Pano Lulo që ka ardhur Beckenbauer, se dija që ishte trajner. Mua më thotë, hajde se ka ardhur Beckenbauer. Ra muhabeti jot që të sjelli gjërat, u takuam te 15-katëshi. Tani thamë që të shkojmë në Shkodër, pasi luhej kampionati i Shpresave. E gjithë Shkodra u mblodh, kërkonin firma. Kur u bë finalja, kur u bë kampionati botëror në Gjermani, nga Federata shkonin edhe këta se ishin vende të caktuara. Donit të takonin skuadrën gjermane, këto të Federatës kishin marrë edhe Pano Lulon. I thonë Beckenbauerit që është Pano Lulo me këta të Shqipërisë dhe na lejojnë më pas. Kemi patur marrëdhënie të mira.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb