Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, në “Prime News24” me Nisida Tufën, ka deklaruar se protestat që vijojnë tashmë prej 124 ditë në shesh, kanë bërë që PD të reflektojë.
Ai u shpreh se protesta i ka bërë të kuptojnë që partia duhet të hapet më shumë drejt shoqërisë.
Pjesë nga diskutimi:
Gazment Bardhi: Nëse PD do të thërriste protestën, atëherë mbështetësit tanë do të ishin në protestën tanë, jo me protestën që po mbahet aktualisht.
Kjo nuk do t’I bënte mirë kauzës qytetare.
Klodiana Lala: Mendoni që protesta do të mund të çojë deri në dorëheqjen e Ramës
Gazment Bardhi: Absolutisht që po. Protestat që thirren nga qytetarët jashtë interesit partiak të partive që mund të sjellin rezultatin e largimit të qeverisë,. Me qëndresën e qytetarëve kjo është absolutisht e mundur.
Nisida Tufa: A jeni bezdisur nga deklaratat që opozita është asgjësuar dhe zhvendosur
Bardhi: Pati reflektim brenda partisë. Morëm mesazh nga protesta që kishte nevojë për hapje më të madhe drejt shoqërisë.
