Komisioni Europian ka hedhur poshtë sot zërat se shefi i Euralius në Shqipëri Rainer Deville është shkarkuar për shkak të përkthimit gabim të ligjit të Vettingut për Komisionin e Venecias.

KE-ja thotë në reagimin e saj se pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta dhe se drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje. Po kështu heq përgjegjësinë për përkthimin e ligjit të vettingut nga Euralius duke sqaruar se janë institucionet shqiptare ato që bëjnë transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore.

“EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta. Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtar”, deklaron KE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb