Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj përmes një mesazhi ka uruar Dritan Abazoviç për detyrën e tij si kryeministër i Malit të Zi, i cili krijoi qeverinë e tij.

Në një postim në ‘Twitter’, Veliaj shpreh bindjen se Abazoviç do të punojë me përkushtim dhe do të bashkojë qytetarët e Malit të Zi.

“Urime vëllai im! Të priftë e mbara! ??
Jam i bindur se @DritanAbazoviç do të jetë një drejtues i shkëlqyer e një shërbyes i mirë për qytetarët e Malit të Zi ?? sepse ai di të punojë me përkushtim dhe bashkojë”,shkruan Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: