Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” nis të premten me superduelin Egnatia – Dinamo City, që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 19:00. Një përballje direkte ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren dhe pritet të dhurojnë një sfidë me ritëm e rivalitet.
Të shtunën janë programuar dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. AF Elbasani do të përballet me Vorën në stadiumin “KF Vora”, ku verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas disfatës me Vllazninë.
Ndërkohë kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, do të luajnë në transfertë ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj”, me shkodranët që synojnë fitoren e tetë radhazi për të forcuar pozitat në krye.
Java mbyllet të dielën me dy takimet e fundit. Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.
“Abissnet Superiore”, java 25
Egnatia – Dinamo City, 20.02.2026 19:00 Stadiumi “Arena Egnatia”
AF Elbasani – FK Vora, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “KF Vora”
Bylis – Vllaznia, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”
Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”
Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”
