Java e 5-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të premten, të shtunën dhe të dielën. Ndeshja hapëse e kësaj jave do të luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës në ora 18:30.

Të shtunën do të zhvillohen dy takimet e tjera. Vora pret Skënderbeun në shtëpi në ora 16:00 ndërsa një përballje mjaft interesante do të luhet në “Elbasan Arena” mes Dinamo City – KF Laçi.

Sakaq, të dielën Tirana do të përballet me Elbasanin në kryeqytet në ora 16:00 ndërsa sfida mbyllëse e kësaj jave do të luhet mes Egnatias dhe Partizanit në “Arena Egnatia” duke nisur nga ora 18:30.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb