Java e 6 e Abissnet Superiores do të ketë kulminacionin me derbin e kryeqytetit, që do të vihet në skenë të dielën pasdite, ora 18:30 në “Air Albania”. Paralelisht me derbin disa kilometra më tutja, në të njëjtën orë, do të luhet një tjetër sfidë tepër interesante, teksa në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia e 1001 problemeve do të sfidojë Dinamon, një prej favoriteve kreysore për titullin kampion.

Shkodranët ishin në qendër të lajmeve ditën e djeshme, me bojktin e stërvitjes së kuqebluve, e cila u shoqërua më pas edhe me largimin e Drejtorit Sportiv të shkodranëve, Vioresin Sinani. Te Vllaznia situate është më shumë se sa delikate. Jo vetëm pozicioni i fundit i renditjes, një pozicion aspak i zakontë, e që nuk përligj vlerat dhe atë se çfarë përfaqëson kjo skuadër.

Por në krahun tjetër, mediat bëjnë me dije se në kampin Shkodran nuk janë likujduar pagat për futbollistët prej afro 4 muajsh, gjë e cila ka shtyrë ata drejt protestës dhe largimit nga qendra stërvitore. Presidenti Alban Xhaferri ka gjobitur lojtarët që bojkotuan stërvitjen e së enjtes, ndërsa burime pranë klubit Shkodran bëjnë me dije se lojtarët kanë zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e plotë me grupin.Kjo do të jetë edhe ndeshja ku do të debutojë për Vllazninë në stol tekniku hungarez Laszlo, që zëvendësoi të larguarin Edi Martini.

Në krahun tjetër Dinamo e Ilir Dajës, e cila përpos hapit fals në javën e pare ndaj Vorës ka treguar një progress të vazhdueshëm ndeshje pas ndeshje, duke hedhur kandidaturën për titullin kampion. Tekniku Daja rigjen grupin e plotë për këtë sfidë, ndërsa më shumë se të karikuar vijn edhe dyshja që u thirr në përfaqësuese për ndeshjet e Nations League, Klevi Qejfalia dhe Naser Aliji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb