Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në fjalën e tij në parlament deklaroi se aborti është një akt kriminal, që nuk mund të tolerohet, ashtu siç po vepron Rilindja, që kërkon të kalojë një ligj në Kuvend, që hap rrugën e aborteve.

Shehu theksoi se ligji që është sjellë në Kuvend është tepër i errët dhe sponsorizohet nga mafia, duke shtuar se projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues duhet që të mos miratohet.

Tritan Shehu: Aborti nuk është e drejtë universale e nënës. Aborti është akt kriminal. Ky është një ligj shumë i errët i sponsorizuar nga mafia, që do ta kthejë Shqipërinë në një treg të fetuseve dhe pse jo edhe të grupeve të LBGT, që duan të prishin familjen e shëndoshë tradicionale shqiptare. Ky është ligj që duhet të përbuzet nga shqiptarët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb