Avokatja Dorina Prethi, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur në lidhje me abortin, pasi kjo çështje bën pjesë në projektligjin e fundit të qeverisë.

Prethi u shpreh se ajo është pro jetës, por beson se e drejta e abortit duhet të jetë e drejtë ekskluzive e nënës.

Ajo shtoi se me uljen e moshës së marrëdhënieve seksuale ligjvënësit duhet të kenë parasysh këtë realitet sepse stafet mjekësore përballen me abortet e të miturve.

Sipas saj babait i takon të japë një mendim, por mbi të gjitha duhet të mbështesë shëndetin e nënës, i cili është jo vetëm fizik, por edhe psikologjik.

“Duke qenë një grua, avokate dhe besimtare e shoh si temë të vështira. Besoj se  drejta e abortit duhet të jetë e drejtë ekskluzive e nënës. Çështja është që jemi në një shoqëri ku marrëdhëniet seksuale kanë zbritur në moshë. Kemi shifra dhe raste. Në këtë rast edhe ligjvënësit duhet të marrin parasysh rastet e aborteve sepse stafet mjekësore përballen me abortet e të miturve. Sigurisht që babait i takon të japë një mendim, të mbështesë jetën, por mbi të gjitha duhet të mbështesë shëndetin e nënës, i cili nuk është jo vetëm fizik, por edhe psikologjik”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb