Ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 është shprehur në diskutimin për abortin se njerëzit harrojnë se misioni më i madh në jetën e tyre është të krijojnë një familje.

Ajo u shpreh se shoqëria sot është shumë agresive dhe se njerëzit nuk po arrijnë të kuptojnë rolin e tyre në shoqëri, të ndikuar edhe nga bota globale.

“Shoqëria është bërë shumë agresive. Jeta sot është kthyer në bardhë e zi ose modelim, pra njerëzit nuk lexojnë më. Numri i lexueshmërisë sot është i frikshëm. Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës dhe nuk e kuptojnë se qenia njerëzore është një mekanizëm human me orë pune që e do kryejë ciklin në mënyrë që e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore. Ne nuk po kuptojmë rolet tona në shoqëri, Duke ndryshuar rolet në botën globale jemi të pangopur në drejtim të asaj që nuk duhet. Kemi tendencën të provojmë disa gjëra të ndaluara në emër të të drejtave të cilat kthehen më pas në stil jetese. Drejtohemi dhe varësohemi nga disa të tjera dhe nuk kuptojmë çfarë është identiteti dhe personaliteti jonë. E parë në këtë qasje, njerëzit kujtojnë se është kollaj të bëjnë fëmijë dhe harrojnë se misioni më i madh është të kenë një familje”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb