Detaje të reja shokuese zbardhen nga abuzimi seksual me 15-vjeçaren në Tiranë nga roja i shkollës dhe tre të rinj. Në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, vëllai i të miturës tregon kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetonte familja e tij.

Ai tha se në familje punon vetëm ai bojaxhi, dhe e gjithë familja mbahet me këtë rrogë. Sa i takon familjes së 65-vjeçarit abuzues, vëllai i 15-vjeçares tha se djali i tij e dinte ngjarjen prej një viti dhe e kishte dhunuar të atin, duke e nxjerrë edhe nga shtëpia.

Pjesën e dhunës, sipas vëllait të të miturës, e dinte dhe policia, si dhe shkakun pse djali e rrihte 65-vjeçarin.

Pjesë nga intervista:

Policia e ka ditur?
Policia e ka mësuar atë natë, s’ka ditur gjë më parë. Motra e ka bërë vetë denoncimin atë natë. E mbajtën në polici rreth 3 orë, deri rreth orës 2 të natës. Shkoi me mamin në polici.

Çfarë dini për familjen e 65-vjeçarit?
Djali e ka rrahur, e ka nxjerrë nga shtëpia, dhe policia e dinte për dhunën. Ka një vit që policia e dinte kush është indicia e dhunës në familje.

Kush punon në familjen tuaj?
Vetëm unë. Puno si bojaxhi. Babai punon me ditë pune, por shumicën e kohës është në shtëpi. Jetojmë vetëm me rrogën time.

Prej sa vitesh punon?
Prej 4-5 vitesh, kam punuar që i vogël. Mami punon ndonjë ditë, kur pastron ndonjë shtëpi.

Babai çfarë profesioni ka?
Punon usta, por ka ngelur pa punë ka rreth 2-3 vjet.

Ju kanë kontaktuar nga shkolla këto ditë?
Jo, asnjë ditë. Mësuesja kujdestare ka marrë në telefon, kur nuk shkonte motra në shkollë. Motra ka bërë mësimin online me telefonin tim.

Ka pas psikologe që ka folur me vajzën?
Nuk di gjë. Motra është mbyllur në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb