TIRANE- Abuzoi seksualisht me dy vajza të mitura, 5 dhe 7 vjeç, dënohet me 10 vite burg autori.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për shtetasin Genti S., i cili abuzoi me mbesat e bashkëshortes së tij.

Në një kohë kur seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor dhe për faktin se ishte një çështje delikate, ‘BalkanWeb’ mëson se 43-vjeçari ka përfituar këtë dënim nga gjykimi i shkurtuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb