KAMËZ

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se ka qenë vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë denoncuar menjëherë në polici.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin Ardit Domi, i cili ka mohuar krimin para policëve. Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Njoftimi i policise:

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb