Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi duke folur për arrestimin e Bardh Spahisë, tha se ai ishte arrest politik.

Ademi theksoi se arrestimi i Spahisë ishte si i kurdisur, ndërsa shtoi se situata ngjan si në luftë, si kthim mbrapa në diktaturë.

“Pamjet i kemi parë të gjithë. Bardh Spahia është deputet, është doktor, është mjek, është një nga njerëzit që ka protestuar si gjithë të tjerët. Arrestimi është politik.  Nuk lejohet në një shtet demokratik që pas  orës 12 të natës të arrestosh. Po arrestohen qytetarët.

Kjo duket si kohë lufte. Kjo klikë është e tmerrshme dhe ne po përballemi. Nuk e kuptoj, sepse ne kemi udhëtuar gjithë kohës dhe nuk kishim probleme, ndërsa e prangosën në orën 09.00. Bardhi ka qenë në rrugë dhe policia e arrestoi në kohë që nuk pritej. Nuk ka ndodhur as në vitin 1945. Është fiks si koha e diktaturës. Nuk dua ta besoj se po kthehet diktatura, por ashtu po ngjan”, tha Ademi.

Duke u ndalur te protestat në Shkodër kundër Ramës, Ademi nënvizoi se kryeministri në qytetin verior ka shkuar me fytyrën e çartur.

“Kryemafiozi në fakt jo kryeministri kur erdhi në Shkodër kishte fytyrë të cartur. I çartur dhe mbuluar me djersë nga halli i mbijetesës me 50 truproja që e shoqëronin. Kishte njerëz të marrë me dhunë për të qenë aty. Rama duhet ta dijë se në Shkodër ka njerëz që kanë guximin të thonë të vërtetën”, tha ajo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb