Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Në një komunikim për mediat, Berisha denoncoi aferat dhe skandalet e shumta të qeverisë.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka mbetur peng i Ergys Agasit.

“Tenderi 75 mln euro për përmirësimin e IA që nuk ekziston. Arben Ahmetaj ka paraqitur dokumente se si kryepeshkaqeni Armand Frangu, dhe ju them mediave mos u trembi por damkoseni, Ramën Lindën dhe baxhanakun e tyre. Fitimet në këtë fushë janë shumë më të mëdha, Si erdhëm këtu? Dora vetë Edi Rama, në 2017 Rama me një vendim të shkruan nga kunati i të shoqes vendos që tenderat në fushën e IT në Shqipëri, të bëhen nga AKSHI. Pra Linda e Surrelit dhe kunati i saj të bëheshin padronë të çdo prokurimi në fushën e IT, në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe kjo solli pishinën e peshkaqenëve, apo kopshtin privat të Ramës…Ju e patë, se si Linda e gjorë me një apartament me qira, dhe atë të gjetur me okazion sipas asaj dhe Ramës kishte 6 prona që shkojnë miliona euro. Ishte personi që në shishe futeshin 200 mijë euro. E patë arkën ju se si ishte. Vendosej shishja 36 mijë euro në mes sepse Aurela Koromani thoshte se e dua për nivele më të larta. Pjesa tjetër e arkës mbushej me 500…Rama , ose famëziu Ergys Agasi edhe sot është i paprekshëm…ka blerë toka me 6 euro aty kanë të paktën 100 euro metër katror…Mbrohet nga policia me urdhër të Ramës, sepse Rama dhe Linda Rama janë peng të tij. Pasi nxorrën Gerondin jashtë loje…Ergys Agasi ndërton me Elvis Doçin, me Pojën e Troplinëve…Të pafundme janë pronat e tij dhe ky vazhdon të ndërtojë dhe nuk ka një inspektorat që të ja ndalojë…Ermal Beqiri prona të pafundme, kriminel i fushës dhe meriton të paktën 30 vite burg…për nxjerrje të deklaratave konfidenciale…Për një kohë Agasi ka qëndruar në Manzë…Ca kohë qëndroi në Surrel…Asnjë urdhër nuk ka efekt…”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: