Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një mesazh nga qytetari dixhital.

Në postim bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Dubai një takim me administratoren e djegësit të Tiranës, Arjola Kodra.

Mesazhi për zotin Berisha sqaron se koha e takimit përkon me refuzimin e zonjës Kodra për tu paraqitur në Komisionin Hetimor Parlamentar për të dhënë dëshminë e plotë.

Postimi

Një pyetje për Edi Ramën!

A je takuar në Dubai me Zj. Arjola, administratoren zyrtare të djegësit të Tiranës?

Qytetari dixhital pyet Edi Ramën:

A jeni takuar në Dubai me Zj. Arjola Kodra?

Çfarë porosish i keni dhënë asaj?

Lexoni mesazhin gozhdues të qytetarit dixhital. #sb

Pershendetje Doktor Berisha. I thoni Edi Rames se mos valle eshte takuar me administratoren e inceneratorit te Tiranes ne Dubai dhe i ka lene porosite e tij se si duhej te veprohej? Mos jane takuar valle ne muajin mars ne Dubai, fill pasi Arjola Kodra, administratorja e inceneratorit te Tiranes refuzoi te paraqitej ne komisionin hetimor parlamentar per te dhene deshmine e plote?

E sigurte Doktor Berisha qe Rama do genjeje e do thote nuk eshte e vertete, por une po ju nis nje kopje te biletes se udhetimit te Arjola Kodres ne Dubai ne date 6 mars dhe kthimin ne date 15 mars dhe nderkohe Edi Rama ka qene ne date 9 mars sebashku me kabinetin e tij te hajduteve ne Dubai. Ju garantoj se Rama dhe administratorja e inceneratorit te Tiranes e emeruar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, jane takuar per pazaret e fundit ne Dubai.
Kjo eshte arsyeja perse nuk ndalojne pagesat per inceneratorin e Tiranes…
Ju lutem anonim Doktor Berisha se keta jane maskarenj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb