Ylli i dikurshëm i futbollit, Adriano, i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me një studente të mjekësisë, e cila e ka gjysmën e moshës së tij.
Ish-sulmuesi brazilian ka qenë në lidhje me 21-vjeçaren Ceu Oliveira që nga muaji janar dhe kishin dalë publikisht në Rio de Janeiro, disa ditë pas ditëlindjes
së 40-të të futbollistit të dikurshëm të Interit dhe Romës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Adriano, karriera e të cilit pësoi rënie si pasojë e problemeve të tij me alkoolin dhe depresionin, nuk e ndjek më bukuroshen ne rrjetet sociale, si dhe ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me të.

Mediat braziliane raportojnë se ai po e shijon jetën i vetëm, ndërsa në javën e kaluar ishte xhiruar teksa argëtohej me miqtë në një klub nate në Rio, ndërsa po ashtu është bërë hit një video, ku shfaqet duke pirë i ulur në një motoçikletë.

Arsyeja e ndarjes së 40-vjeçarit me Ceu nuk është bërë e ditur, ndërsa edhe para saj Adriano kishte qenë në lidhje me studenten Laisa Lemos, me të cilin u nda në vitin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: