TIRANE

Një vit më parë Adrola Dushi e pranoi publikisht se është ndarë nga bashkëshorti, Adis Patushit. Por nëse ka diçka që i bashkon përjetësisht ata të dy është pikërisht djali i tyre.

Kështu, supermodelja shqiptare Adrola Dushi është shpesh herë pjesë e medias përmes intervistave të ndryshme, ku ka treguar se ruan një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin.

Ditën e djeshme Adis ka treguar se në dorën e tij ka bërë një tatuazh shumë të veçantë dedikuar të birit. Adis ka bërë tatuazh një imazh ku shfaqet me të birin teksa e mban në krah dhe Adrola shkruan “ Zot sa e bukur”.

Vogëlushi i tyre duhet të jetë një fëmijë me shumë fat që ka dy prindër që përtej zgjedhjes që i kanë bërë, dashuria për të nuk mungon asnjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb