KOSOVE

Afrona Dika është rikthyer në intervista e dalje mediatike pas një heshtje të gjatë. E një nga çështjet rreth të cilave ka më shumë kuriozitet është ndarja e saj nga Blero.

E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar se si përfundoi lidhja e tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse martesa e tyre është mbyllur me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.

Sidoqoftë, ajo u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: