Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojten homologut të saj shqiptar, Edi Rama në lidhje me reportazhin e realizuar një javë më parë nga televizioni Rai3. Në një takim partiak në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet për parlamentin europian, Meloni tha se Edi Rama u linçua vetëm sepse ndihmojë qeverinë e italianë të qendrës së djathtë.

Meloni: Kemi lidhur një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur dy qendra në Shqipëri për të lehtësuar presionin mbi brigjet tona dhe për të patur një efeket dekujarues të emigranteve që duan të vinë në Europe. Hapu qiell, pasi bënë gjithçka për të bojkotuar marrëveshjet me Tunizinë dhe Egjiptin, e majta arriti deri aty sa të propozojë largimin e Edi Ramës nga socialistët evropianë sepse kishte guxuar të ndihmonte, të vihej në dispozicion të qeverisë se qendrës së djtahte për të ndihmuar Italinë.

Në vend që ta falenderonin që veproi në emër të solidaritetit europian, e linçuan. Madje, shërbimi publik Italian “telemeloni’, e keni parasysh telemeloni, i paketoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgojmë solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar që u linçuan vetëm sepse dëshiruan të ndihmonin kombin tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb