Ago Nezha ka promovuar në Tiranë dy libra përmes të cilave denoncon dhe demaskon fenemonet e shoqërisë shqiptare. Ndërsa të pranishmit vlerësuan botimet, autori foli për refleksionet

Janë promovuar në Tiranë, librat “Ishim më mirë kur ishim më keq” dhe ‘Demonët e demokracisë” të autorit Ago Nezha. Të pranishmit vlerësuan botimet duke u ndalur në aspekte të ndryshme të tyre.

Duke falenderuar të pranishmit, vetë autori nxori në pah detaje të botimeve dhe mënyrën se si ai zgjedh temat për librat e tij, tema që nxiten nga problemet sociale.

Publicistika e Nezhës sipas folësve ka fshikulluar edhe vetë ata për sa kohë që kanë qenë pjesë e politikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: