Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” krenohet me rrugëtimin prej tre dekadash.

Kryetari i saj, profesor Ago Nezha promovoi mes miqve dhe dashamirësve në ambientet e “Fundjavë Ndryshe”, librin e tij ku tregon përmes refleksionesh rolin madhor që ka luajtur “Labërisë” gjatë këtyre 30 viteve ku ka mbajtur lart atdhetarinë, frymën e unitetit kombëtar si dhe ka punuar për ruajtjen dhe pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë”.

Shoqata “Labëria” qenë gjithmonë e ndjeshme ndaj çdo fenomeni denigrues e shkatërrues të vlerave të kulturës dhe identitetit kombëtar. Kryetari Nezha mban qëndrim kritik sa i takon fenomenit të asimilimit të gjuhës shqipe apo vendosjes së emrave të huaj.

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, e vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” tregon vëmendje duke zhvilluar aktivitete patriotike-kulturore degët e saj në rrethe si dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: